Spasovski: Për 10 muaj janë ndërpre 13 transporte ndërkombëtare të marijuhanës

Në periudhën janar-tetor 2021, në pjesën e pengimit të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, janë kryer gjithsej 390 kontrolle në banesa dhe ambiente ndihmëse, 320 kontrolle personash/mjete dhe një kontroll në terren. Ndaj 914 personave janë marrë masa autorizuese, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook.

“Janë ndërprerë 12 transporte ndërkombëtare të marijuhanës dhe hashashit, me ç ‘rast janë shkatërruar pesë grupe kriminale, si dhe janë zbuluar tri plantacione marijuanë në rajonin e Ohrit, Strumicës dhe Tetovës, si dhe dy laboratorë për prodhimin e marijuhanës në banesa në Shkup”, ka shkruar Spasovski, duke shtuar se ndaj 260 autorëve janë ngritur gjithsej 190 kallëzime penale për 188 vepra penale “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, gjashtë vepra “mundësimi i përdorimit të narkotikëve”, katër vepra “prodhim, posedim, ndërmjetësim i paautorizuar” dhe tregtimin e armëve apo lëndëve plasëse”, etj.

LEXO EDHE:

Back to top button