Qeveria do të hartojë plan të ri për kapërcimin e dallimeve me Sofjen

Edhe pse Portugalia nuk ka prioritet zgjerimin e Bashkimit Evropian gjatë kryesimit të saj, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehet optimist se në Samitet e para të BE-së, vendi do të mund të hapë negociatat. Osmani shtoi se pret nga Gjermania të vazhdojë angazhimin e saj edhe gjatë kryesimit të Portugalisë me BE-në që, sapo vendi jonë të arrijë marrëveshjen me Bullgarinë, të mund të mbajë seancën e parë ndërqeveritare.

Sipas kontakteve fillestare që i kemi me kryesimin portugez, ka qëllim serioz që kryesimi portugez të angazhohet për të vazhduar prej aty ku e la kryesimin Gjermania dhe sa më shpejtë të gjendet zgjidhe për dallimet, që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht të miratohet korniza negociuese -deklaroi Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.

Osmani shtoi se së shpejti vendi do të dërgojë diplomat në Portugali, me qëllim që të jetë në komunikim të vazhdueshëm më autoritetet portugeze. Por se do të vazhdojnë aktivitetet edhe me përfaqësuesit tjerë të BE-së edhe me Bullgarinë.

Unë pres takim me ministren Zaharieva, për dy propozime formale, jashtë nevojës për komunikim për tejkalimin e dallimeve, e para është nevoja për mbajtjen e konferencës së parë ndër qeveritare e cila duhet të mbahet në muajt e parë të vitit, e dyta është ftesa për këtë iniciativë trelaterale me qëllim që të vendoset në funksion ‘Iniciativa 8’ për çka pres takim në Shkup të tre ministrave të Punëve të Jashtme, nëse përgjigjja do të jetë pozitive për iniciativën time – tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.

Osmani deklaroi se me kryeministrit dhe përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë do të diskutojnë për kahjen dhe hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë. Osmani prezantoi sot iniciativën e re “Prespa Forum Dialog”, për siç tha promovimin e tre marrëveshjeve, si atë të Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button