Qeveria dorëzoi në Kuvend propozim ligjin për mbështetje financiare

Nuk do të lëshohen kartela të reja pagese. Paratë për blerjen e produkteve vendore Qeveria do t’i transferojë në llogaritë e transaksioneve të qytetarëve. Qeveria dorëzoi në Kuvend propozim ligjin për mbështetje financiare, i cili do t’u japë rreth 300 mijë qytetarëve gjashtë mijë denarë, para për blerjen e produkteve vendore. Shuma e përgjithshme e parashikuar me këtë masë është 26 milion euro.

Dilemat:
Çka nëse personi nuk ka llogari ose i është bllokuar?
Kush do ta monitorojë shpenzimin e parave?
Çka nëse në llogari ka para tjera me të cilën dëshiron të blejë produkte të huaja?
Si do të dihet se cilat mjete i shpenzon?

Vendimi paratë të transferohen në llogaritë e transaksionit dhe për të mos lëshuar përsëri karta pagese, hapi disa dilema. Çka nëse personi nuk ka llogari ose i është bllokuar? Kush do ta monitorojë shpenzimin e parave? Si do dihet që ndihma shtetërore është përdorur për të blerë produkte vendase? Çka nëse në llogari qytetari ka para tjera me të cilën dëshiron të blejë produkte të huaja? Si do dihet se cilat mjete i shpenzon?

Nga Ministria e Financave thanë se hyrjet dhe daljet nga llogaria e transaksionit mund të ndiqen përmes njoftimeve ose raporteve të bankave.

“Nëse llogaria e tyre është e bllokuar, do të hapet një nën-llogari e re përmes së cilës ata do të mund të kryejnë pagesa. Mjetet nuk do mund të tërhiqen nga llogaria, d.m.th, ato mund të përdoren vetëm për të blerë produkte vendore”, thonë nga Ministria e Financave.

Alsat kërkoi sqarim nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë pse kësaj radhe nuk do të lëshohen kartela? Përgjigje nuk morëm. Vlerësojnë se është shumë herët për të komentuar.

“Me pakon e mëparshme të masave ekonomike, Qeveria shpërndau rreth 300 mijë kartela pagese me gjashtë mijë denarë secila për blerjen e produkteve maqedonase. Një pjesë e mirë ose rreth 50 mijë mbetën të pashpërndara, sepse qytetarët nuk i morën”.

Sipas planit, nga 6 mijë denarë do të marrin pensionistët me pension mujor deri në 15 mijë denarë, të papunët që nuk kërkojnë punë dhe të papunët pasivë. Pastaj, prindërit e vetëm, artistë të muzikës dhe kinemasë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, fëmijët pa prindër.

Ile Petreski

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button