Qeveria e re të hënën propozohet në Kuvend
Alsat
22.08.2020 15:49
Propozimi për përbërjen e re të Qeverisë me siguri do të dorëzohet në Kuvend të hënën, mëson Alsat. Pas propozimit të dorëzuar, afati ligjor prej 15 ditësh për votimin e zgjedhjes së saj fillon të rrjedhë. Por, siç thonë për Alsat burimet nga partitë, votim do të kemi shumë më shpejt dhe nuk do të pritet deri në fund të afatit.
Lidhur me trupat e tjerë parlamentar, nga Kuvendi thonë se nuk ka ndonjë afat kohor, deri kur duhet të formohen, sepse kjo varet nga një marrëveshjeje midis grupeve parlamentare. Në Komisionin për Zgjedhjet dhe Emërimet duhet të kalojnë propozimet e partive për kryetarë, deputetë, anëtarë dhe zëvendësit e tyre në komisionet në Kuvend. Sidoqoftë, formimi i Qeverisë nuk ka lidhje me zgjedhjet e tyre të mëparshme, sepse ekziston një procedurë e veçantë për këtë.
Dje, në vazhdim të seancës konstitutive, Kuvendi rizgjodhi Talat Xhaferin si Kryetar të Kuvendit me 62 vota pro, ndërsa deputeti Kostadin Kostadinov u emërua Kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Në seancën e djeshme gjatë zgjedhjes së Xhaferit, derisa mazhoranca duartrokiste, VMRO DPMNE u largua nga salla e parlamentit. Nga kjo parti sot theksuan se zgjedhjet kadrovike të Qeverisë e Zaevit janë kuadro të vjetra, të shterrura dhe të tranzicionit, por nuk iu përgjigjën pyetjes së Alsatit nëse do ta bojkotojnë seancën për zgjedhjen e saj.
Alsat