Qeveria ende nuk ia ka haberin për koston e projektit Tetovë Prizren
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Në anën e Kosovës punimet po vazhdojnë dhe janë afër përfundimit, deri sa Qeveria e vendit është akoma në fazën e përgatitjes së projektit për rrugën Tetovë-Prizren. Ministri i Transportit Nikollovski pranoi se ende nuk dihet as kostoja e këtij projekti, ndërsa nuk dihet po ashtu se nga ku do të sigurohen edhe mjetet për realizimin e tij.
“Punohet projekti. Është marrëveshja që vitin e shkuar u arrit me qeverinë e Kosovës. Fakulteti i ndërtimtarisë tashmë e ka punuar projektin bazë flas për anën tonë të projektit, por kërkuan më shumë informata për tunelin, gjatësinë dhe pikën e bashkimit dhe ne i dorëzuam ato informata, sepse bëhet fjalë për një tunel që do jetë më i gjati në vend dhe tani punohet në projektim se është i vështirë si projekt. Me të përfunduar projektimi i tunelit do dihet vlera e saktë dhe do fillojmë të sigurojmë mjete që të fillojnë edhe punimet”, U shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.
Rruga në fjalë është e lidhur edhe me planin urbanistik për Kodrën e Diellit. Pushteti fajëson opozitën për vonesën e planit, konkretisht drejtorin e Drejtorisë për Mbrotje dhe Shpëtim, zyra në Tetovë.
“Nëse nuk gaboj presim ende mendim nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apo drejtori, andaj e lus BDI-në që të mos bllokojnë sepse bllokimi po ndodh nga ata, sepse drejtoria që duhet të japë mendim është me kuadër të BDI-së andaj po i them publikisht në dy pauza mes dy politikave të mëdha të japin që të miratojmë planin urbanistik për Kodrën e Diellit tha Nikollovski.
Ndryshe, deri më tani disa herë është pohuar si nga komuna e Tetovës po ashtu edhe nga Qeveria se punimet për rrugën Tetovë – Prizren do fillojnë së shpejti./Alsat.mk








