Qeveria Gjermane dhuroi donacion për Policinë Kufitare të Kosovës me vlerë rreth 500 mijë euro

Qeveria Gjermane dhuroi donacion për Policinë Kufitare të Kosovës me vlerë rreth 500 mijë euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit nga Republika Federale e Gjermanisë për Policinë e Kosovës.

Ky donacion në vlerë rreth 500 mijë euro është i dedikuar për Policinë Kufitare dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit mbi dy dekada që kanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Gjermanisë.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla falënderoj qeverinë qjermane dhe shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer ndër vite në mes të dy shteteve.

Ministri Sveçla tha se donacioni nga qeveria gjermane që ka dhuruar me pajisje e fundit moderne për policinë kufitare do të lehtësojë punën dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mallrave, të kontrabandës dhe krimit.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se në korrik është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit të projektit ,,SCOPE”  për partneritetet e Përbashkëta Evropiane në mes të Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Kosovës dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i informacioneve për migracionin e paligjshëm, lëvizjet e paligjshme dhe të organizuara të njerëzve, falsifikimin e dokumenteve dhe aktivitet që lidhen me emigrimin e paligjshëm.

Kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e hetimeve paralele dhe ekipeve të përbashkëta të hetimit në mes të dy policive, përdorimit të dosjeve të SIENA-s dhe EUROPOLIT.

LEXO EDHE:

Back to top button