Thyhet rekordi Guinnes në Katar, piktura sa një fushë futbolli

Thyhet rekordi Guinnes në Katar, piktura sa një fushë futbolli

Artisti iranian Emad Salehi vendosi një rekord të ri botëror Guinness me veprën e tij artistike “Ball Story”, e cila mbuloi plot 9,652 metra katrorë duke u kthyer kështu në pikturën më të madhe të globit të realizuar ndonjëherë në kanavacë.

Krijimi i Salehit rrëfen historinë e Kupës së Botës që prej fillesave të saj, e deri në kampionatin botëror që po zhvillohet në Katar.

Ishte Ministria e Kulturës në Doha që prezantoi me krenari pikturën gjigante, e cila i solli Salehit çmimin e shumë lakmuar gjatë një ceremonie inaugurimi, të drejtuar nga kreu i kësaj ministrie, sheiku bin Hamad al Thani.

Piktura ka përmasat e një fushe futbolli, dhe është një prej homazhevece më të spikatura që i bëhen këtij sporti.

Artisti nga Irani u tregua falenderues për ndihmën e marrë nga kjo ministri në realizimin e veprës së tij gjigande, e cila pritet të kthehet në një atraksion të vërtetë të kësaj kupe botërore. Tregimi i rrëfyer prej saj nis që në 1930-tën e kombinon kulturën, historinë e sported, ndërsa mishëron edhe vende kyçe apo ikona të të gjitha kohërave lidhur me turnetë e Kupës.

Prezantimi i kësaj vepre arti tejet të vecantë vjen në kohën kur vendi është në mesin e kampionatit botëror të futbollit, ndërsa përgatitet të festojë Ditën e tij Kombëtare më 18 dhjetor 2022./TCH

LEXO EDHE:

Back to top button