Qeveria: “Halkbank” do të punojë me postat

Qeveria më në fund ka dhënë dritë jeshile për “Halkbank” të fillojë me qarkullimin e pagesave për ndërmarrjen shtetërore, “Postat e Maqedonisë”. Në seancë qeveritare, u mor vendimi me të cilin jepet pëlqimi për lidhje të marrëveshjes, dhe me këtë u miratua marrëveshja midis “Postës” dhe Hallkbank mbi sasinë e kompensimeve për kryerjen e shërbimeve. Sipas marrëveshjes, brenda dy muajve Hallkbank do të fillojë me qarkullimin pagesorë kurse nga të ardhurat e përbashkëta të realizuara, 71% do të jenë për Postën shtetërore kurse 29% do të derdhen në arkën e bankës. Para më shumë se 20 ditë, Posta e Maqedonisë vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me këtë bankë pas falimentimit të bankës “Eurostandard”, e cila menaxhonte pagesat e kësaj kompanie.

LEXO EDHE:

Back to top button