Qeveria ka ulur taksën doganore për kompanitë e huaja

" "

Qeveria, me kërkesë të investitorëve të huaj në vend, ka ulur taksat doganore për 32 produkte importi dhe përbërës që vijnë nga Bashkimi Evropian. Sipas informacionit të televizionit Alsat, vendimi për uljen e taksave do të hyjë në fuqi më 1 nëntor dhe ndikimi në buxhet në nivel vjetor do të jetë mbi 4.6 milion euro. Këto ulje të doganave janë për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike. Sipas informacioneve, importi vjetor i produkteve të tilla nga BE është 167.3 milion euro. Këtë masë, që e kërkonin kryesisht kompanitë gjermane në vend, dje e njoftoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

LEXO EDHE:

Back to top button