Qeveria “kundër” anti-korrupsionit, Nikollovski: Kanë buxhet të duhur

Qeveria i është përgjigjur Komisionit për Pengimin e Korrupsionit! Pushteti konsideron se nuk duhet të ankohet dhe të shprehet e dëshpëruar nga Qeveria për mungesën e kushteve hapësinore, por duhet të kryej detyrimin e saj ligjor. Në emër të qeverisë zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të kryetares së Antikorrupsionit Biljana Ivanovska, se ndjehen të zhgënjyer nga pushteti, pasi që nga viti i kaluar nuk ka siguruar ambientet e domosdoshme për punë, të cilat këtij institucioni me vite të tëra i premtohen.

- Advertisment -

Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit, nëse bëjmë analizë, vitin e kaluar fitoi dy ose tre herë buxhet më të madh dhe nuk ka ikje nga përgjegjësia sepse duhet të jepen rezultate të cilat qytetarët i presin e mos të kemi numër të madh të lëndëve të hapura, të cilat nuk janë mbyllur. Ose më së paku nga gjithçka të dyshojmë për çfarëdo qoftë veprimesh në varësi të interesave individuale të anëtarëve të caktuar të Komisionit të Anti-korrupsionit – tha Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për Anti-Korrupsion.

Megjithatë zv/kryeministri Nikollovski ishte pa përgjigje konkrete nëse këtë vit, Qeveria do ti sigurojë hapësirat e domosdoshme për Anti-korrupsionin, pa të cilat nuk mund të përdor pajisjet teknike, të dhuruara nga Bashkimi Evropian.

Janë shumë institucione, mbi 15 institucione që kërkojnë nga Qeveria hapësirë përkatëse. Tërësisht kemi qenë të përkushtuar në buxhetin e Anti-korrupsionit që e gjithë ajo që është e domosdoshme të funksionojë e të punojë dhe të tregojmë rezultate të përbashkëta. Kështu edhe në pjesën e hapësirave dhe nevojave të tjera që u duhen, do ta kenë mbështetjen e Qeverisë për zgjidhjen e të gjitha pengesave që i kanë, për sigurimin e kushteve normale që duhet ti kenë për të dhënë rezultat para qytetarëve – deklaroi Lupço Nikollovski, zv/kryeministër për Anti-Korrupsion.

Në deklaratën e një jave më parë, kryetarja e Komisionit për pengimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, deklaroi për Alsat se ndjehen të zhgënjyer nga Qeveria. Kjo për faktin se Qeveria ka vendosur që hapësirat e premtuara tua ndajë institucioneve tjera shtetërore.

Mefail Ismaili

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button