Qeveria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe dhe Irlandën Veriore

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e fundit (21.12.2020) miratoi vendimin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore në Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit 2020.

Me këtë vendim të Qeverisë, do të jetë i detyrueshëm kontrolli i të gjithë udhëtarëve që hyjnë në territorin e RMV-së nga Britania e Madhe dhe Irlanda Veriore përmes vendkalimeve tokësore kufitare dhe në vendkalimet kufitare të aeroporteve në Shkup dhe Ohër dhe të gjithë detyrimisht do të dërgohen në vetizolim për 14 ditë, si dhe të plotësojnë formulare për hyrje në vend me të dhëna për vendin e akomodimit.

LEXO EDHE:

Back to top button