Qeveria propozon tre anëtarë në Këshillin e Bankës Popullore

Ish-Ministri i Financave Nikola Popovski, dhe profesorët e universitetit Borçe Trenovski dhe Marjan Petreski janë propozimet e qeverisë për anëtarët e rinj jo-ekzekutivë të Këshillit të Bankës Popullore. Propozimi u njoftua në seancën e djeshme të qeverisë. Këshilli i Bankës Popullore, është organ prej nëntë anëtarësh, njëri prej të cilëve është Guvernatori dhe tre Nën-Guvernatorë. Anëtarët e mbetur janë anëtarë jo-ekzekutivë me mandat shtatë vjeçar. Ky organ ka rolin kryesor për vendimet e këtij institucioni, d,m.th. përcakton dhe miraton politikën monetare, si dhe politikën e kursit devizor të BPRM-së.

LEXO EDHE:

Back to top button