“Qeveria Rama”, 12 ministri do të drejtohen nga gratë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në kabinetin e ri, 12 ministri do të drejtohen nga gratë dhe vetëm tre do të jenë burra. Krahu i djathtë  i do të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erion Braçen si zv.kryeministër. Ministritë e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë drejtohen nga Niko Peleshi, Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja. Qeveria do të ketë katër ministra shteti dhe të gjitha janë gra. Kryetare e Kuvendit gjithashtu do të jetë grua. Lindita Nikolla do të zëvendësoj Gramoz Ruçin.

Duke kujtuar fitoren në zgjedhjet e fundit, që e cilësoi si më të vështirën në tre ciklet e fundit, kryeministri Rama kërkoi punë dhe përgjegjësi nga çdo anëtar i qeverisë dhe i Kuvendit

Kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për tu merituar. Në politikë fitoret meritohen vetëm pasi të arrihen. Fitoret janë zgjedhje janë mundësi të për të zhvilluar beteja të vazhdueshme për t’iu kthyer zgjedhësve me punë dhe rezultate bindëse, kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin fituesve me votën e tyre”, tha Edi Rama, kryeministër.

Pas publikimit të qeverisë së re nga Rama, ka reaguar kreu I PD-së, Lulzim Basha duke e quajtur Ramën shkatërrues të bashkëjetesës demokratike, autor të kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë. “Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, presione mbi administratën”, thuhet veç tjerash në reagimin e Bashës.

Qeveria e re pritet të votohet më 10 shtator. Në zgjedhjet e mbajtura më 25 prill, Partia Socialiste fitoi 74 mandate, Partia Demokratike ka marrë 59 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste ka arritur që të marrë vetëm katër mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara, të mbajtura më 2017.

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button