Qeveria shqyrton mundësinë për vaksinën kineze

Autoritetet shëndetësore po fillojnë procedurë për të blerë vaksina kineze. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për emision “360 Gradë” në Alsat tha se po negociohet me prodhuesit kinez të vaksinave, përmes kontakteve nga ambasada kineze në vend. Sipas Filipçes, deri në fund të javës do të dihet nëse vendi do të marrë vaksinat kineze, kur dhe në çfarë sasie.

Nuk do të doja të flisja për afatet sepse do t’i dimë detajet deri në fund të javës dhe pastaj do të dalim t’i shpallim publikisht. Sidoqoftë, esenca është se është e qartë që prodhuesit që arritën të hyjnë në treg të parët, “Pfizer” për shembull, kanë probleme me kapacitetin- deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

 Vendi nuk heq dorë nga mekanizmi “Kovaks”, megjithëse Pfizer, që ishte i pari që mori miratimin për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave, nuk ka arritur t’i shpërndajë vaksinat. Dallimi është se vaksinat kineze nuk kanë miratimin e kësaj Agjencie. Pavarësisht kësaj, ministri Filipçe nuk dyshon në cilësinë e tyre.

Është mjaft e qartë edhe mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, konkretisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë. Kjo është saktësisht ajo që ata kanë analizuar për pothuajse të gjitha vaksinat që janë tani në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe, natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e tyre- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa presim për vaksinat, Instituti i Shëndetit Publik regjistron më pak teste dhe të infektuar me Covid – 19 në javën e mëparshme. Për një javë, janë testuar 11,000 qytetarë ndërsa prej tyre 1,700 ishin pozitiv. Mbi 5,000 qytetarë janë shëruar gjatë javës së kaluar. Kjo përqindje është më e ulët për 12 përqind krahasuar me javën e kaluar. Në një javë, 69 persona nga 23 qytete kanë vdekur. Shkalla e vdekshmërisë ka rënë për 12 përqind. Në të njëjtën kohë, më shumë se 300 pacientë që janë të infektuar ose kanë simptoma të koronavirusit trajtohen në Qendrat Covid në vend.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button