Qeveria sot do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 11:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 26-të, me më shumë pika në rendin e ditës në interes të qytetarëve dhe nga programi i saj i punës.

Në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor janë disa ndryshime të ligjeve mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në ambientin jetësor dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ambient jetësor.

Në mbledhje, mes tjerash, ministrat do ta shqyrtojnë edhe Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për imunizimin e domosdoshëm të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, si dhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për edukimin e mjekëve dhe personelit mjekësor, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button