Qeveria synon ta privatizojë “Postën e Maqedonisë”

Për Postën Shtetërore do të kërkohet pronar i ri ose partner. Qeveria për një hap të tillë vendosi për shkak të humbjeve të saj. Deri në fund të vitit duhet të bëhet studim i fizibilitetit i cili duhet të tregojë nëse posta duhet të privatizohet apo të bëhet me partneritet publik-privat.

“Menaxhimi i duhur me fonde publike nuk është të shpenzosh fonde publike për humbësit, por në atë që do ta bëjë jetën e qytetarëve më të mirë dhe më cilësor. Dhe prandaj vlerësojmë se kjo qasje duhet të jetë për të gjitha ndërmarrjet publike që nuk funksionojnë si duhet në periudhën e kaluar, se e njëjta rrugë do të vlejë edhe për ta në periudhën e ardhshme- deklaroi Fatimir Bytiqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Kryeministri Zaev tashmë ka njoftuar kompanitë shtetërore për të cilat është planifikuar partneritet publik-privat. Këto janë Hekurudhat shtetërore-transporti, TEC Negotinë, Eurokompozit, Veles Kolska. Posta është e para në listën e qeverisë. Ajo në vitet e fundit ka punuar me humbje. Raporti i fundit i revizionit tregoi se Posta është në humbje prej rreth 10 milion euro. Përcaktimi i fatit të postës, sipas Bytyqit, nuk do të ndikojë në ndërmarrjen shtetërore për të zgjedhur një bankë të re për bashkëpunim pas falimentimit të Eurostandard bankës. Deri më tani, tetë banka janë ofruar që qarkullimi pagesor i Postës të kthehet në lojë.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button