QMK: Tre zjarre aktive, nga 33 në 24 orët e fundit

QMK: Tre zjarre aktive, nga 33 në 24 orët e fundit

Tre zjarre janë aktive në hapësira të hapura nga gjithsej 33 të regjistruara në 24 orët e fundit në territorin e vendit, deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm. Dy janë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga tre zjarret aktive, siç u tha, dy janë në territorin e komunës së Makedonski Brod, dhe një në zonën e Sarajit. Në Jasen po digjet një pyll i përzier, ndërsa në territorin e fshatit Krapa është djegur bimësi e ulët dhe pyll me kërcell të ulët. Zjarri në territorin e komunës së Sarajit është në rajonin e fshatit Radushë drejt fshatit Dvorce. Atje po digjet bimësi e ulët.

Zjarri në zonën e fshatit Nerav, vendi i quajtur “Biljino”, komuna e Kriva Palankës, ku është djegur bimësi e ulët dhe pyll, është vënë nën kontroll. Zjarri i dytë i vënë nën kontroll është në territorin e komunës së Kërçovës, në zonën e fshatit Çelopeci, dhe është djegur pyll me kërcell të ulët.

LEXO EDHE:

Back to top button