Qytetarët ankohen për pritje të gjata në Klinikën “Nënë Tereza”
Qytetarët ankohen për pritje të gjata në Klinikën “Nënë Tereza”
Gazetare: Linda Ebibi
Mungesa e doktorëve, mungesë e terapive, mos dhënia e udhëzimeve, pritje të gjata dhe hyrje pa terminë apo me lidhje, janë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët në qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ata thonë se sistemi shëndetësor është shkatërruar.
“Me gjithçka, këtu me gjithçka përballemi, pra fillimisht nuk të japin udhëzim.. Ja tani e afërmja e imja ka ardhur nga Gjevgjelia dhe doktori ka shkuar në pushim. Këtu asgjë nuk është e rregulluar, asgjë fare, duhet të merret diçka, njerëzit vijnë nga e gjithë Maqedonia, ndërsa nuk ka mjekë, nuk ka infermierë”, tha një qytetare.
“Në qendrën klinike vijmë në rrëmujë, parregullsi, nëse jemi me terminë presim hynë të tjerët pa terminë dhe nëse jemi me prioritet presim, nuk mund të mbarojmë”, shtoi një qytetare.
“Parkingu, nuk ka parking ai është problemi kryesor. Tjetër? Më pas ka shumë pritje”, tha një qytetar.
“Unë shkoj në Onkologji, nuk mund të shërohesh prej rrëmujës nuk di çfarë të them. Ditëve tjera të bie të fikët, hapim dritare dikush ankohet nga shkuja, ta mbyllësh nuk mund të merret frymë. Me veturë nuk mund të vish, vijmë deri diku para Shkupit dhe më pas vijmë me autobus nuk ka ku të parkosh. A ka terapi të mjaftueshme në Onkologji? Tani ma dhanë një paketë, më herët më kanë dhënë nga tri, tani nuk ka dhe më dhanë vetëm një”, tha një qytetar.
Për mungesën e terapive që paraqitet kohë pas kohë në klinika, ministri i ri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se është duke krijuar sistem juridik, në mënyrë që tenderët e terapive të shpallen gjashtë muaj para kohë, në vend të tre muajve siç ishte deri më tani./Alsat.mk








