Qytetarët: Partizim e nepotizëm në drejtësi, nuk ka forcë që çrrënjos korrupsionin

Qytetarët: Partizim e nepotizëm në drejtësi, nuk ka forcë që çrrënjos korrupsionin

Gazetar: Ardit Ramadani

Qytetarët të cilët muaj më parë e rangonin besimin në institucionet e drejtësisë me 8%, sot dukeshin akoma më të revoltuar, pavarësisht shpresave se një ekip amerikan qëndroi në vend për të hetuar korrupsionin në këto radhë. Qytetarët madje nuk shpresojnë se kjo gjendje do të ketë përmirësim, pasi korrupsioni ka ngërthyer çdo segment apo institucion tjetër. Partizimi, nepotizmi dhe rrënjët e korrupsionit sipas tyre në këto vite, janë të pazhbëshme.

“Drejt të ju them nuk besoj, mendoj që është e korruptuar”.

Korrupsioni, vetëm korrupsioni, po mos të ishte do ishte gjithçka në rregull por vështirë, korrupsioni ekziston një kohë shumë të gjatë, nuk është diçka e re”.

“Jo shumë, jo sepse dëgjojmë shumë afera të ndryshme, që ne nuk e dimë se a është ashtu apo jo por megjithatë kur del diçka në opinion do të thotë se ka diçka. Ka nepotizëm, pranohen njerëz që nuk janë adekuat për t’u përballur me problemet dhe t’i zgjidhin problemet si duhet, përkatësisht të thonë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është”.

“Nënkuptohet që jo, sepse është e partizuar skajshmërish, siç ndodhi me prokurorin publik, askush nuk e njihte ndërsa brenda ditës e zgjodhën, ata e dinin para kohe, votimi ishte vetëm formalisht. Të mos ketë partizim kaq të madh në gjyqësor, duhet të punojnë siç duhet, të mos i lirojnë ata të partive, kështu gjyqësori nuk na nevojitet në Maqedoni dhe për shkak të këtij gjyqësori, nuk do të futemi kurrë në Bashkimin Evropian”.

“Jo, kush beson? A beson dikush? Vetë gjyqësori është problem, sepse nuk ekziston. Askush nuk i beson”.

“Gjykatave? Jo. Sepse nuk janë të drejta, sepse nuk ka aty profesionalizëm, ka korrupsion, gjithçka. Duhet të vijnë njerëzit e duhur, në vendin e duhur”.

Qytetarët shprehen skeptik dhe thonë se çfarëdo deklarate nga ndërkombëtaret nuk përbën më shpresë për ta, për gjendjen në drejtësi.

“Nuk besoj jo, po të donin, deri tani do e përmirësonin. Mendoj që e gjithë kjo është diçka e kurdisur. Nuk ju besoj as në gjyqësorin e tyre as tonin. As te ata nuk është më mirë”.

“Jo, ata munden vetëm të thonë se ja ne do të ndihmojmë. Megjithatë, problemi është aq thellë në rrënjët e sistemit saqë nuk zgjidhet aq lehtë”.

“Jo, vetëm vetë mundemi t’i ndihmojmë vetes. Ka mënyra, e dinë ata se si, nuk mundet tjerët të na ndihmojnë, nuk mundet tjerët të na zgjidhin problemet, gjithmonë tjerët duhet të na bëjnë detyrat, jo, duhet vetë”.

“Edhe ata janë të korruptum, ato fjalët i kanë ndryshe por punët ndryshe”.

Ditë më parë, ambasadorja amerikane Ageler drejtoi tone kritike për nivelin e korrupsionit, madje në opinion u përfolën takime të ekspertëve të Kontrollit Financiar të Pasurive nga Zyra Amerikane e Thesarit, dhe pritshmëritë e një liste të zezë me emra të rinj të figurave të larta të përfshira në afera korruptive. Nga ana tjetër, edhe vizita e Collet dhe Eskobar, konkretisht këshilltar i Departamentit të Shtetit dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin perëndimor janë shtyrë për në janar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button