Vjen oferta e fundit në adresën e Kristiano Ronaldos

Në moshën 37-vjeçare sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, është në kërkim të një ekipi të ri. Me dyert e mbyllura të skuadrave të ndryshme evropiane, në të cilat lojtari do ta kishte parë të arsyeshme të vazhdonte karrierën, si Real Madridi, Çellsi, Paris Sen Zhermen apo Bajern Munihu.

Në fakt, vetëm pak ditë më parë ardhja e Ronaldos në Arabinë Saudite u konsiderua e mbyllur. Konkretisht, Al-Nassr, një skuadër në të cilën ai do të fitonte 200 milionë euro.  Por, për momentin që kjo mundësi nuk është realizuar.

Në këtë rast, siç kujton gazeta “AS”, bëhet fjalë për ekipin “Al Sadd”, i cili në këtë rast do t’i jepte mundësinë të zbarkonte në Katar. Me lojtarë si Santi Kazorla ose Andre Ajev në radhët e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button