Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Të hënën Serbia e lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë ta marrin. Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, do të ndihmojë autoritetet në “planifikimin e nevojave të mëtejshme në sistem dhe përfshirjen e të dhënave në planin e vaksinimit masiv”.

“Nga nesër (11 janar), aplikimi do të fillojë përmes portalit eUprava, ku të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirën e tyre për t’u vaksinuar dhe nga e enjtja (14 janar), ai aplikim do të jetë i mundur edhe përmes telefonit”, tha Bërnabiq.

LEXO EDHE:

Back to top button