Qytetarët, të pakënaqur nga ulja e çmimeve

Qytetarët, të pakënaqur nga ulja e çmimeve

Gazetar: Adnan Qaili

Megjithëse u paralajmëruan që deri të premten do të shqyrtohen analizat për ngrirje të reja të çmimeve, autoritetet sot nuk gjetën kohë të nxjerrin rezultate. Ata sot thanë se do të ndjekin çmimet në bursat botërore për ti definuar kornizat e reja të masave. Qytetarët do të blenë me çmim të shtrenjtë akoma sheqerin, orizin, vezët, prodhimet e mishit, fruta-perimet, artikujt higjienik. Por për ta, me çmime të larta mbeten edhe prodhimet tjera të brumit dhe qumështit që nuk janë ngrirë.

“Pak janë liruar, shoh në shitore disa nga 5-10 denarë, pak po jo aq sa duhet. Të them të drejtën, nuk mjaftojnë, si fillim aq pagat nuk na dalin. Po ti ishin rrogat e mira nuk do të kishte probleme”, tha një qytetar.

“Ulja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk është vërejtur edhe aq. Pasi muajt e fundit ka pasur rritje të larta të çmimeve kjo të qon të mos vëresh ulje drastike të çmimeve të ushqimeve bazë. Sa i përket pagës mesatare nuk është e mjaftueshme për një familje 4 anëtarëshe në bazë të të ardhurave që ka një familje nuk mjafton ballafaqimi me këto rritje të çmimeve kohëve të fundit”, shtoi një tjetër qytetar.

Autoritetet thanë se shporta e konsumatorit është përllogaritur gabimisht dhe në vend të 50,909 denarëve ajo figuron 43,000 denarë, ngaqë norma inflacionit është futur dy herë. Por, nga Lidhja e Sindikatave hedhin poshtë pretendimet e autoriteteve qeveritare, të cilët sipas tyre duan të mbulojnë shportën e konsumatorit me dy paga minimale. Sipas Nënkryetarit të LSM-së, kostoja reale e shpenzimeve të një familje 4 anëtarëshe do të kalojë 90 mijë denarë, nëse futen edhe shpenzimet tjera.
Sllobodan Trendafilov tha se ajo metodologji përdorët njësoj nga viti 2011 që tregon se është model real për të mbijetuar një familje 4 anëtarëshe dhe jo për një jetesë normale.

“Të punësuarëve ju duhet shumë më tepër se 51 denarë siç u llogarit për muajin e kaluar, nëse hynë në shitore nuk ju dalin ato 43 mijë denarë siç tha Ministri dhe Kryeministre se aq duhet të jenë shpenzimet bazë. Për fat të keq, shporta e konsumatorit nuk e tregon realitetin, duhet të jetë shumë më e lartë se sa vlerësohet. Në atë nuk janë llogaritur shpenzimet e energjensave, as të kreditëve, as të sëmurëve kronik. Nëse fusim edhe parametrat tjerë dhe jo vetëm baziket, ajo do kalonte 1,500€”, tha Sllobodan Trendafilov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Përndryshe, nga fillimi muajit u ngri çmimi bukës së bardhë në 33 denarë, kurse nga mesi muajit u ngrinë edhe çmimet e pastave në 15% më lirë me zero doganë dhe disa produkte të qumështit me 10% më lirë.
Kjo nënkupton se qytetarët këto produkte bazë do të blejnë më lirë nga 5-10 denarë, por sërish me krahë të taksapaguesve kundrejt prodhuesve dhe tregtarëve, të cilët për këto produkte paguajnë vetëm 5% të TVSH-së, sipas marzhës së vendosur nga shteti. Kritika të shumta për këto masa pati edhe nga ekspertët, të cilët përveç se i vlerësojnë të vonuara, në vend të subvencioneve paratë kërkojnë tu jepen qytetarëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button