Qytetarët vlerësojnë se Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk është realizuar tërësish

Qytetarët vlerësojnë se Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk është realizuar tërësish

Qytetarët vlerësojnë se Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk është realizuar tërësisht dhe shqiptarët ende nuk i gëzojnë të drejtat e plota. Ata thonë se për më shumë se 20 vite qytetarët në mënyrë masive po lëshojnë vendit për shkak se nuk ndjejnë siguri ekonomike, juridike dhe nuk u besojnë institucioneve të shtetit. Sipas qytetarëve politikanët e kanë keqpërdor Marrëveshjen e Ohrit për përfitime personale.

“Akoma gjuha nuk është njëherë si duhet, pastaj të drejtat, ne shqiptarët që thonë 25 për qind, as 5 për qind nuk i kemi të drejtat, kur shkojmë nëpër gjykata, gjithmonë paguajmë dyfishin, njëherë maqedonisht pastaj t’i përkthejmë në shqip, sikur na e kanë bërë disa të drejta, por në realitet nuk kemi asnjë të drejtë…”, tha një qytetar.

“Asgjë nuk bëhet, asgjë nuk bëhet…”, shtoi një tjetër qytetar.

“Jo për atë asgjë nuk kanë punuar, tashmë 20 vite edhe Akoma nuk i dihet edhe sa do të shkojë dhe prapë mund të bëhet diçka ose s’mundet“, deklaroi një qytetar.

“Nuk e di a është zbatuar por asgjë pozitive nuk do të sjell. Problem janë funksionarët, ata që punojnë në kuvend dhe populli që u beson”, tha një qytetare.

“Njëzet vjet kanë kaluar asgjë nuk kanë arrit, çfarë po kërkon më tepër më, a duhet edhe 20 të tjera me ardh që me u bo Marrëveshja… Ajo marrëveshje është dashur më herët të bëhet, jo tash, tash vonë është”, shtoi një qytetar tjetër.

“Marrëveshja e Ohrit e ka bërë akoma më keq, asgjë nuk është përmirësuar. Prej Marrëveshjes së Ohrit disa kanë përfituar, por shumë pak njerëz kanë fituar, të tjerët kanë humbur…”, deklaroi një qytetar.

“Siç e shihni vetë, popullata masovikisht largohet se dihet për çfarë shkaqe shkojnë, shkaqet janë ekonomia e dobët. Ndryshime Marrëveshja e Ohrit nuk ka zgjidh asgjë, më keq nuk është bërë, por edhe mirë nuk është”, deklaroi një qytetar.

“Nuk jam e kënaqur për asgjë. Çfarë duhej të bëhej pas 21 vjetësh? Punësohen vetëm shqiptar dhe maqedonas, nacionaliteti tjetër nuk është askund. Vajza ime tashmë tetë vjet kërkon punë, ka mbaruar magjistraturën, për këtë është e revoltuar dhe nuk dëshiron të flas. Secili që vjen shikon vetëm për veten, për popullin nuk shikon”, potencoi një qytetare.

“E ka ndihmu shumë e ka ndihmu, që të ikin më larg dhe përgjithmonë… Sa më larg po ikin dhe nuk po presin asgjë për momentin, të gjithë mendojnë të ikin jashtë”, u shpreh një qytetar.

“… Asgjë nuk është bërë asgjë s’është bë… Të rinjtë ikin, s’ka asgjë tash një muaj e gjysmë ka lëvizje, tanimë nuk ka asnjë”, deklaroi një qytetar.

“Pak ka bërë, jo shumë por pak ka bërë… ”, tha një qytetar.

“Duheshte më shumë të bëhet, por tash ndoshta ashtu kanë qenë mundësitë…4:20 Edhe unë jam njëri ndër ata që janë jashtë, është një fatkeqësi shumë e madhe posaçërisht për rininë”, shtoi një qytetar tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button