Qyteti i parë që mund të ketë arritur imunitetin kolektiv ndaj Covid-19


Katër muaj më parë, pamjet e publikuara nga qyteti Manaus në Brazil tmerruan botën, ku viktimat e shkaktuara nga koronavirusi qëndronin në kamionë frigoriferikë pasi autoritetet dhe të afërmit nuk arrinin dot t’i varrosnin për shkak të numrin të madh të trupave të pajetë.

Por tashmë situata ka ndryshuar krejtësisht në këtë qytet brazilian, ku infektimet e reja me Covid-19, të shtruarit në spital dhe viktimat, kanë rënë ndjeshëm dhe situata po shkon drejt normalitetit, shkruan CNN a2.

Për këtë arsye, shkencëtarët janë shprehur se ky qytet mund të ketë arritur imunitetin e tufës ose imunitetin kolektiv, ndërsa izolimi nuk u vendos asnjëherë, madje edhe masat nuk është se u respektuan.

Qyteti, i vendosur mes pyjeve të Amazonës, u godit rëndë nga koronavirusi në fillimin e pandemisë. Pamje të kapura me dron tregonin makineritë e rënda teksa gërmonin për hapjen e varreve masive për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi. Me qindra trupa të pajetë u ruajtën në frigoriferë. Këto skena u përshkruan si një film horror nga kryebashkiaku e këtij qyteti.

Ndryshe nga shumica e shteteve në Azi dhe në Europë, ky qytet kurrë nuk vendosi karantinën, madje as rregulla të rrepta të distancimit social dhe as vendosjen e maskës.

Jarbas Barbosa da Silva, një zyrtar i Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit pohoi se piku i shpërthimit të koronavirusit ishte shumë i fortë, por sipas tij ai mund të ketë krijuar një lloj imuniteti të tufës. Megjithatë, edhe pse kjo nuk është ende e sigurt edhe pse shifrat kanë rënë, ai thekson se ky qytet ka paguar një çmim shumë të kripur. Shifrat zyrtare tregojnë se deri tani në qytetin me 1,8 milionë banorë kanë ndërruar jetë 3300 persona, afërsisht 1 në 500 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button