Radhë kilometrike në Morinë, masat e reja antiCovid bllokojnë shqiptarët në kufi

Radhë kilometrike trafiku janë krijuar në doganën e Morinës në hyrje dhe në dalje të Kosovës e Shqipërisë. Kjo situatë ka ardhur në një kohë kur sot, kanë hyrë në fuqi masat e reja në Kosovë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Duke filluar nga dita e sotme të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë, pavarësisht kombësisë, duhet të paraqesin para autoriteteve një test negativ PCR/antigen, një dëshmi të vaksinimit ose në të kundërt do të duhet tu nënshtrohen 7 ditë karantine si një masë për të frenuar covid.

Kjo situatë ka duket se ka kapur të papërgatitur qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës por edhe drejt vendit tonë. Në Kosovë, masat anti-COVID është parashikuar që të jenë në fuqi deri më 13 shtator. ABC mëson se shumë udhëtar të Kosovës që duan të kthehen në vendin e tyre nuk kanë pasur një test negativ të covid por as të vaksinuar, kështu atyre u është dashur që të plotësojnë një formularë ku u kërkohet të vaksinohen për 7 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button