Rafael Nadal njofton rikthimin e tij dhe turneu ku do të luajë

Rafael Nadal ka njoftuar në një video të publikuar në faqet e tij në rrjetet sociale se është gati të rikthehet në garat e tenisit. Kështu, ish-numri 1 i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbejn, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbejn, në javën e parë të janarit. Shihemi atje. Besoj se kam punuar mjaftueshëm në karrierën time sportive për të mos e mbyllur karrierën në një konferencë shtypi. Do të përpiqem ta përfundoj karrierën time profesionale në mënyrën e duhur”, theksoi Nadal kohë më parë, duke shfaqur tashmë imazhet e tij në palestër.

LEXO EDHE:

Back to top button