Rafajllovski: Korrupsionin e prodhojmë me të gjithë “forcën”

Rafajllovski: Korrupsionin e prodhojmë me të gjithë “forcën”

Biznesmeni Goran Rafajllovski vlerëson se përpjekjet e paralajmëruara të SHBA-së për të marr pjesë në zgjidhjen e çështjes së korrupsionit në vend, nuk do të jep rezultate serioze, sepse siç shprehet ai, ata mund të hulumtojnë deri në një shkallë, ndërsa korrupsioni në vend i ka rrënjët e thella në të gjitha fushat, shkruan Alsat.

“Korrupsioni është në çdo nivel, bukfalisht. Dhe ne e prodhojmë me gjithë forcën. Që të mund dikush të vij nga SHBA-ja dhe të thotë se do ta zgjidh korrupsionin, mund të thotë se do ta zgjidh korrupsionin, posaçërisht për udhëheqësin më të lartë të cilën mund ta përcjell. Por çfarë bëjmë me eshalonët nga poshtë. Në cilëndo ministri, çfarëdo kërkese të dorëzoni, ua mbajnë në sirtar që nga portieri. Që të arrij atje ku duhet, do t’ju zhvatin si budalla. Nga 100 euro e më tepër, vetëm që ta dërgojnë për shqyrtim”, tha Rafajllovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button