Rajan Gigs në gjyq, përballet me disa akuza të rënda

Ish-ylli i Man. Junajtedit, Rajan Gigs do të dalë në gjyq me akuzat për sulm dhe përdorim të sjelljes të pahijshme ndaj një ish të dashurës. Gigs akuzohet se ka sulmuar Kejt Greville duke i shkaktuar dëmtimin e saj trupor në shtëpinë e tij në Uorsli, Mançester, më 1 nëntor 2020.

Ai gjithashtu akuzohet për sulm të përbashkët ndaj motrës së saj më të vogël, Ema Greville, gjatë të njëjtit incident. Gigs akuzohet gjithashtu për përdorimin e sjelljes kontrolluese dhe shtrënguese ndaj ish të dashurës së tij midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2020. Gjyqi i tij në Mançester pritet të zgjasë deri në 10 ditë.

Gigs ka mohuar të gjitha akuzat, por është dorëzuar si trajner i ekipit kombëtar të Uellsit, duke thënë se nuk donte të rrezikonte përgatitjet përpara Kupës së Botës në Katar më vonë këtë vit.

Ai fillimisht ishte planifikuar të përballej me gjyqin në janar, por çështja u vonua për shkak të një numri të madh gjyqësor të përkeqësuar nga pandemia “COVID-19”./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button