Raketa kineze është rrëzuar në tokë, mbi oqeanin Indian

Raketa kineze është rrëzuar në tokë, mbi oqeanin Indian

Një raketë kineze ra në Tokë të shtunën mbi Oqeanin Indian, ndërsa NASA thekson se Pekini nuk i ka ndarë “informacionet specifike të trajektores” të nevojshme që të konfirmohet ku do të mund të bien pjesët  e mbetura.

Komanda hapësinore amerikane kumtoi se raketa “Long March 5B” sërish ka hyrë në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian rreth orës 12:45 sipas kohës lokale, por i solli në pikëpyetje “aspektet teknike të hyrjes së sërishme, siç është vendi potencial i depozitimit të mbeturinave”.

Aerospace Corp, qendër kërkimore jofitimprurëse në afërsi të Los Anxhelosit, e financuar nga qeveria, tha se ishte e pamatur të lejohej që pjesa prej 22.5 tonësh e raketës të kthehej në Tokë e pakontrolluar.

Raketa është lansuar më 24 korrik që të ofrohet një modul laboratorik në stacionin e ri hapësinor të Kinës në ndërtim në orbitë, fluturimi i tretë i raketës më të fuqishme të Kinës që nga lëshimi i saj i parë në vitin 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button