Rakiq për Jarinjen: I bëj thirrje Vuçiqit të reagojë

Drejtuesit e Listës Serbe kanë shkuar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar të Jarinjes pas vendimit të Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit ndaj targave të veturave nga Serbia.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq nga atje i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që siç ka thënë” ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngrit tensione. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit, të cilët janë të shqetësuar se si të sigurojnë bukë për fëmijët e tyre. Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së. Dhe unë i bëj thirrje Presidentit Vuçiq të reagojë”, tha ai, raporton Kosovo Online.

LEXO EDHE:

Back to top button