Rakitiç për largimin e Mesit: Do të merret vendimi më i mirë për të dyja palët


Ivan Rakitic ka folur për mosmarrëveshjet e Leo Messit me drejtuesit e Barcelonës.

Ivan Rakitic i ka dhënë lamtumirën Barcelonës. Mesfushori kroat është larguar nga klubi katalan duke arritur marrëveshje transferimi tek rivali nga La Liga, Sevilla.

Ai është paraqitur sot në një konferencë për media ku ka shpjeguar vendimin e tij.

“Barcelona gjithmonë do të jetë një shtëpi e dytë për mua, do të keni një tifoz më shumë”, theksoi ai.

Rakitic u pyet edhe për situatën rreth Leo Messit pas kërkesës së argjentinasit për largim nga Camp Nou.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë Messi. Unë kam biseduar me drejtuesit e klubit. Jam i sigurt se ata mes vete do të analizojnë gjërat dhe do të marrin vendimin më të mirë për të dyja palët”, u shpreh Rakitic. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button