Mijëra protestues para Parlamentit bullgar


Mijëra protestues janë tubuar para Parlamentit bullgar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov, për shkak, të siç theksojnë, mossuksesit të tij në luftën kundër korrupsionit.

Siç transmeton Blumberg, protestat, të cilat kanë filluar nga korriku, e thelluan krizën politike. Aktivistët sërish u bënë thirrje Borisovit dhe prokurorit publik Ivan Geshev të japin dorëheqje. Të dy akuzohen për fshehjen e lidhjeve me krim të organizuar, që ata e mohojnë.

Borisov propozon ndryshime të Kushtetutës, duke deklaruar se kjo do ta përforcojë pavarësinë e gjyqësisë. Ai paralajmëroi se në momentin kur Kuvendi popullor do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ai do të tërhiqet nga pozita e kryeministrit./MIA/

LEXO EDHE:

Back to top button