Arka e shtetit gjatë muajit gusht, më e zbrazët për 13.9 për qind


Arka e shtetit në muajin gusht është më e zbrazët për 13.9 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Grumbullimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është akoma më i dobëti, duke regjistruar një rënie prej 14.3 për qind dhe akcizat janë me një rënie prej 25 për qind. Të ardhurat totale nga tatimet për tetë muajt e parë të vitit arrijnë në 119 miliardë denarë dhe janë më të ulëta për 8.2 për qind nga viti i kaluar. Shteti në muajin gusht shpenzoi 5.8 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Që nga gushti, u realizua një deficit prej 17.4 miliardë denarë, ose 75.7 për qind e rishikimit të parashikuar të buxhetit.

LEXO EDHE:

Back to top button