Rama apel pronareve të lokaleve: Mos e sfidoni shtetin për ca lekë më shumë, do merrni goditje marramendëse

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri apel qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm në luftën ndaj Covid-19, ndërsa një thirrje të veçantë e pati ndaj pronarëve të restoranteve dhe lokaleve.

Ai tha se kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda deri në mbylljen e tyre dhe gjobave, në rast mos zbatimi të rregullave.

“Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën më Covid-19, dua t’ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve. Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. Ka protokoll ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam? A duan të kontribuojnë në mbylljen e lokaleve, të marrin goditje marramendëse financiare , për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë”, tha Rama./TCH/

LEXO EDHE:

Back to top button