Rama bën publik emrin e kandidatit për President

Rama bën publik emrin e kandidatit për President

Partia Socialiste do të propozojë emrin e Bajram Begajt për Presidentin e ri të Republikës.

Begaj, i lindur në 1967, është Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Kreu i PS dhe njëherësh kryeministër i vendit u shpreh i sigurt që do t’i sigurojnë votat e nevojshme për ta zgjedhur Begajn Presidentin e ri të vendit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së mbajtur sot, kreu i PS Rama tha se në këto momente PS-së i takon që të shohë përtej vetes duke propozuar një kandidat që garanton “normalitet dhe mirësi që kanë nevojë qytetarët”.

LEXO EDHE:

Back to top button