Rama: Çfarë do ambasadori rus në kufi me Kosovën?!

Kryeministri Shqipërisë, Edi Ramanë konferencë e sotme për shtyp me homologun kosovar Albin Kurti ka komentuar edhe djegien e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan, shkruan Alsat. Rama tha se burimi i këtyre incidenteve janë akrobacionet ushtarake serbe në kufi me Kosovën dhe teatrot në bashkëpunim me rusinë.
“Ato djegiet atje të institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë së Kosovës, ato djegie atje i provokojnë ato fluturimet akrobatike të avionëve dhe helikopterëve dhe marrja peng e qytetarëve serb të Kosovës, në kushte të një dialogu që nuk ecën ashtu siç duhet. Ne e mbështesim dialogun qind për qind. Dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Më tregoni çfarë do ambasadori rus. Imagjinoni ambasadori amerikan të shkonte në kufi dhe të shihte çfarë bëjnë forcat speciale. Ky është një teatër, por teatër i rrezikshëm sepse është shkrepsa që ndez ato godina të regjistrimit makinave”, deklaroi Rama