Rama në Samitit të NATO-s takon dhe Bajdenin

Rama në Samitit të NATO-s takon dhe Bajdenin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar në Samitin e NATO-s në Madrid, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në fotot e mëposhtme shfaqen momente nga takimi mes dy liderëve, ku nuk kanë munguar as shtrëngimet e duarve.

Këtë të mërkurë, Rama së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit po mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fjala e hapjes së Samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Jens Stoltenberg, ndërsa Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez, do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Samiti do t’i adresohet online edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button