fbpx

Rama në Vjenë për krizën në Bjellorusi – ALSAT-M


Misioni Amerikan në OSBE me anë të një reagimi zyrtar në Twitter ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për të ndërmjetësuar dialogun mes palëve politike për krizën në Bjellorusi.

Misioni Amerikan në OSBE ka shpërndarë edhe një foto nga takimet e ditës së djeshme të kryeministri Rama me Stephen Biegun, zëvendës sekretar i shtetit SHBA-së. Ata në reagimin e tyre kanë theksuar se është e nevojshme ndërhyrja e OSBE për për një dialog konstruktiv mes palëve për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

“Falënderojmë kreun e OSBE për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për të angazhuar në dialog të gjithë palët e interesuara. Siç deklaroi Rama, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruhet në deklaratë, e cila është shpërndarë më pas nga ambasadorja e SHBA- së Yuri Kim.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama në një intervistë për Top Channel nga Vjena, u shpreh se edhe pse ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Lukashenko për një vizitë të mundshme në Minsk, sërish nuk do ta humbasin durimin.

LEXO EDHE:

Back to top button