Rama: Nisim vaksinimin nga mesi i janarit

Duke folur në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha, se bota është në një fazë ngërçi të përgjithshëm sa i përket vaksinës, por theksoi se në Shqipëri nis injektimi i dozave të para nga mesi i janarit.

Ndërsa bën bilancin e një viti të mbërthyer nga pandemia e Covid-19, kreu i qeverisë tha se jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Megjithatë, Rama theksoi se duke qenë se ka një kërkesë të lartë, por një ofertë të ulët, kjo çështje mbetet delikate.

“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish. Faktikisht, situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raportin kërkesë-ofertë. Mbani parasysh, Italia, që ka nisur vaksinimin 4 ditë më parë, ka në dispozicion, 9700 vaksina. Kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE, me një popullsi të konsiderueshme.”

Rama shpjegon se në nivel të Bashkimit Evropian dozat e para, që janë shumë herë më pak se nevoja, janë ndarë mes vendeve anëtare.

“Do të ketë përsëri një shifër prej 400 mijë teste të tjera të shpejta për covidin. Jemi në përpjekje për vaksinën, më vjen keq që dëgjoj lloj lloj teorish sepse situata e përgjithshme është e njëjtë. Kompanitë si Pfhizer bëjnë marrëveshje që janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejt me kompanitë dhe ti blen sipas asaj që ofron, jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin që të kalojë ky ngërç, do të fillojmë brenda janarit që në mes të janarit të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin në fillim me mjekët infermierët, më pas mësuesit, policët e me radhë. Jemi shumë pranë një marrëveshje të shkruar, kemi filluar të punojmë qysh me takimin në drejtorin në SHBA. Ne punojmë politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar. U fol që filloi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por ja vetëm 100 doza të dhëna në parim nga Bullgaria. Për të lypur për shqiptarët më falni për modestinë por jam njishi”, tha Rama.

 

LEXO EDHE:

Back to top button