Rama: Pasnesër arrijnë 38.400 dozat e para nga AstraZeneca

Ditën e premte do të mbërrijnë 38.400 dozat e para të vaksinë AstraZeneca. Lajmin e mirë e ka dhënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook thekson se me ardhjen e vaksinave do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“Lajm i mirë. Pasnesër mbërrijnë 38.400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot se është drejt përfundimit vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21.613 vaksinime, në radhët e bluzave të bardha dhe të moshuarve.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77.498 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button