Rama: Qëllimi jonë, hapja përfundimtare e kufirit Kosovë-Shqipëri

Menjëherë pas fillimit të mbledhjes së përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, kreu i ekzekutivit shqiptar, Rama tha se ambicia kryesore e këtyre takimeve është heqja përfundimtare e kufirit mes dy vendeve. Rama ka inkurajuar ministrat e brendshëm nga të dy vendet që të formojnë një databaze të përbashkët për monitorimin e lëvizje së qytetarëve.

Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë duke nisur nga më e thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që të dyja ministritë e Brendshme e dy qeverive të intensifikojnë punën dhe të krijojnë një database të përbashkët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve e daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët që do na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe abuzimit me lirinë e lëvizjes”, deklaroi Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button