Rama: S’besoj që Bullgaria do të zhbllokojë rrugën drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama është shprehur në samitin e BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë se e ka humbur besimin se Bullgaria do kapërcejë ngërçin me Maqedoninë e Veriut. Rama ironizoi me bullgarët të cilit sipas tij “duken të bllokuar nga zjarri që ndezën për të ngrohur votuesit e tyre me flakë nga e kaluara e lavdishme që për ta nuk ka rëndësi se kanë marrë peng dy shtete të pafajshme. Kryeministri shqiptar theksoi para liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por për fat të keq BE -ja që ata adhurojnë nuk është në gjendje të përmbushë premtimet e saj.
Me keqardhje them se kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje të kapërcejë ngërçin së shpejti, sepse ata duken të bllokuar nga zjarri që ndezën për të ngrohur votuesit e tyre me flakë nga e kaluara e lavdishme. Për votuesit e tillë nuk mund të ketë rëndësi që ata kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të gjitha mendimeve janë të pafajshme dhe të pajtueshme. Por duhet të ketë rëndësi për BE -në që po humb fytyrën para njerëzve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri tani mund të shpresoj se ky bllokim i pakuptimtë nuk do të bëhet një ngjarje e përsëritur”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.








