Rama shkarkon zv/kryeministrin Ahmetaj

Rama shkarkon zv/kryeministrin Ahmetaj

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në kabinetin e tij, duke shkarkuar zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte njëkohësisht dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Ahmetaj ka qenë anëtar kabineti në të gjitha qeveritë e kryeministrit Rama, duke mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, ku ai ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti. Një largim i mundshëm i tij kishte kohë që përflitej në korridoret e shumicës. Emri i Ahmetaj, është po ashtu një ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirje në çështjen e inceneratorvëve. Rama e “justifikoi” lëvizjen e tij dhe me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. Rama Ahmetajn e zëvendësoi me Belinda Ballukun. Më i papritur ishte largimi i kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit njoftoi Rama. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button