Rama shpallet “qytetar nderi” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Rama shpallet “qytetar nderi” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nderuar ditën e sotme me titullin “qytetar nderi” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. Rama u prit në një ceremoni të posaçme mireseardhje nga Kryetari i Bashkisë Antonio Pomillo, i cili teksa dorëzoi titullin u shpreh ndër të tjera se dhënia e Titullit Qytetar Nderi per Kryeministrin Rama “përfaqëson një akt mirënjohjeje dhe vlerësimi për angazhimin e tij, udhëheqjen e tij dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shqipërisë është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh.”

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë tha se ndonëse mendon se nuk e meritonte, shton se ndihet shumë i nderuar.

“Dua të falënderoj kryekomunarin për këtë gjest miqësie dhe që më dhanë këtë nder që unë dua të them se nuk e meritoj, por që më bëhet shumë qejfi. Në këtë territor është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë dhe dua të falënderoj gjithë shqiptarët që ikën edhe nga regjimi monist dhe erdhën këtu. Jam krenar për të gjithë dhe i dërgoj një falënderim vëllazëror”, tha Rama.

Ai tha se qeveria e tij do të punojë shumë që 2 vendet të bashkëpunojnë fort për të mirën e përbashkët.

“Nga ana tjetër them edhe në emër të kryetarëve të Bashkisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër një falenderim të madh për të forcuar lidhjen vëllazërore dhe lidhur partneritet”, përfundoi kryeministri Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button