Mos bini pas këtij mashtrimi në Facebook – mund të humbni llogarinë tuaj

Mos bini pas këtij mashtrimi në Facebook – mund të humbni llogarinë tuaj

Kujdesi nuk mjafton kurrë në internet, ndaj përdoruesit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos klikojnë në lidhjen e gabuar, edhe nëse ajo vjen nga miqtë apo të afërmit e tyre.

Rreziqe të ndryshme qëndrojnë në rrjetin social më të njohur në botë, ndaj përdoruesit duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm kur klikojnë lidhje, komunikojnë me persona të panjohur dhe sidomos kur pranojnë të blejnë e të shesin, si përmes “Facebook”-ut dhe në përgjithësi në internet. Një nga mashtrimet që ka qenë e zakonshme në të kaluarën, dhe ka rezultuar mjaft efektive, lidhet me informacione të rreme për vdekjen e dikujt.

Linqe të tilla, me tituj si “shiko kush ka vdekur” apo “nuk do ta besosh kush ka vdekur”, postohen si statuse ose shpërndahen në mesazhe private dhe duke qenë se nuk përmendin se kush ka vdekur, përdoruesit shpesh i klikojnë pa u menduar. Pikërisht atëherë fillojnë problemet e tyre, sepse viruset mund të përhapen në këtë mënyrë, mund të ndodhin mashtrime, vjedhje të të dhënave etj.

 

 

 

Ky mashtrim është rikthyer në Facebook dhe përdoruesit australianë janë aktualisht në shënjestër, por ju duhet patjetër të jeni në vëzhgim në rast se lidhje të ngjashme fillojnë të përhapen në territore të tjera.

Pasi përdoruesit e Messenger marrin një mesazh “shiko kush vdiq”, ata duhet të klikojnë në një lidhje që i çon në një faqe që thotë nëse doni të lexoni lajmet, duhet të vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj në Facebook. Duke vepruar kështu, sigurisht, ju i dorëzoni ato mashtruesve dhe në të njëjtin moment përdoruesit që futin atë informacion dalin nga Facebook dhe nuk kanë më akses në profilin e tyre. Gjithashtu, në këtë mënyrë, mund të shkarkohet një program me qëllim të keq që mund të gjurmojë përdoruesit dhe të vjedhë të dhënat e tyre të ndjeshme.

 

 

 

Problemi që e bën këtë mashtrim të besueshëm është se, pasi dikush e hap atë, i njëjti mesazh u dërgohet përmes Messenger njerëzve në listën e tyre të kontakteve, kështu që marrësit e pakujdesshëm as nuk do të mendojnë për rreziqet e mundshme sepse mesazhet vijnë nga miqtë ose të afërmit. .

Ajo që përdoruesit duhet të dinë është se ata kurrë nuk duhet të fusin të dhënat e tyre në Facebook për të lexuar një lajm që kanë marrë përmes një lidhjeje dhe duhet të mendojnë me kujdes përpara se të hapin lidhje të tilla.

Këto rregulla zbatohen jo vetëm për Facebook-un, por edhe për të gjitha shërbimet, platformat etj. që përdorni në internet. Duhet treguar gjithmonë kujdes, veçanërisht në situatat kur duhet të vendosni të dhënat tuaja personale.

LEXO EDHE:

Back to top button