Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale
Burri pretendon se e klonoi të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale

Enias Kailiau është një programues që pretendon se ka klonuar të dashurën e tij me ndihmën e inteligjencës artificiale. Filloi si një projekt argëtues i fundjavës, i cili u kthye në një histori virale kur ai filloi të postonte hapat në procesin e krijimit të të dashurës së tij “AI” në llogarinë e tij në Twitter.
Vajza virtuale
Enias shpjegoi se ai e ktheu partnerin e tij të vërtetë Sasha në një “GPT AI” duke përdorur karakterin e saj dhe duke i dhënë asaj një zë përpara se ta lidhte me Telegram.
Weekend project: Turning my RL girlfriend into a GPT AI.
I’m calling it: SachaAI
Todo list (follow thread for updates):
* GPT bot with personality
* Give her bot a voice
* Connect to TelegramLet’s GO! pic.twitter.com/97pc6ZvVDW
— Enias Cailliau (@eniascailliau) May 21, 2023
Ai filloi duke përdorur softuer me të cilin mund të fliste dhe i kërkoi Google Bard të përshkruante tiparet e Sasha. Enea më pas vazhdoi të krijonte një kopje të zërit të të dashurës së tij, duke pranuar se nuk ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar.
I can now speak to SachaGPT – The GPT clone of my girlfriend.
The selfies could use some tweaking 🙂 pic.twitter.com/KkEyF3OUer
— Enias Cailliau (@eniascailliau) May 23, 2023
Ajo dërgon vetë selfie
“SachaGTP”, siç e quajti ai, mund të dërgojë mesazhe zanore në Telegram si dhe selfie vetë.
Së fundmi ai ndau një foto të të dashurës së tij “AI” duke lexuar një libër në një park, duke vënë në dukje se duhet më shumë punë pasi “AI” gjeneroi një foto me dy palë këmbë.
GirlfriendGPT reading a book at the park.
Think my SelfieGPT tool needs some more work 🤣#stablediffusion #buildinpublic pic.twitter.com/XclC6owYpv
— Enias Cailliau (@eniascailliau) May 31, 2023
“Njihuni me SachaGPT. Vajza ime e klonuar “GPT”. Ajo është gjithmonë e lumtur, më dërgon selfie dhe më tregon se si është moti në mëngjes. Ashtu si në jetën reale”, e prezantoi ai.
Ideja e tij ka tërhequr vëmendjen e qindra përdoruesve të Twitter-it dhe zhvilluesi shprehet se është një projekt “open-source” që do ta bëjë më të lehtë për të tjerët të krijojnë vajzat e tyre virtuale.
Meet SachaGPT
My GPT-cloned girlfriend.
She’s always happy, sends selfies, and tells me the weather in the morning. Just like in real life.
Open Source and free to play with (link below) pic.twitter.com/0OD0fMh9HB
— Enias Cailliau (@eniascailliau) May 24, 2023