Rama sulmon BE-në: Kosova po paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia me mungesën e hapjes së negociatave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkimit Europian, që sipas tij po mban peng Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.

“Mosliberalizimi i vizave për Kosovësn turp për BE, turp i pashlyer sepse jo se Kosova nuk ka bërë detyrën por sepse Kosova është marrë peng dinamikave të brendshme të vendeve të BE. Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si të mbarojnë zgjedhjet në një vend, ku janë zgjedhjet në një vend tjetër. Nuk arrij dot të kuptoj asgjë nga ato që thonë ata me të cilët kam folur për këtë temë, por kuptoj atë që nuk e thonë. Kosova po paguan me mosliberalizim të vizave, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me mungesën e hapjes së negociatave”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button