Rama: Varianti Delta është agresiv, mbrojtja e vetme është vaksinimi

Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Dimalit këtë të hënë ku bëri apel të gjithë qytetareve që të vaksinohen. Ai tha se varianti Delta është agresiv, pasi përhapet në mënyrë të shpejtë dhe për ta parandaluar duhet që qytetarët të vaksinohen.

“Ajo që vlen për tu nënvizuar është se Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para për sa i përket efikasitetit. Varianti i ri është agresiv, përhapet shpejt është i rrezikshëm kur kap ata që nuk janë të vaksinuar. Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm, mirëpo e bën të dobët përballë individit. Në raste kur preket një person i vaksinuar, shanset që të shkojë në spital janë 0. Vaksinohuni, vaksinohuni. Këtu po flet një i vaksinuar, këtu jam s’kam asnjë problem. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button