Vazhdon tërheqja e tenistëve nga “Tokio 2020”

Vijon tërheqja nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” e mjaft prej tenistëve më të mirë në botë. Orët e fundit ka ngritur “flamurin e bardhë” tenistja 17-vjeçare amerikane Kori Gauf, e clia ka dalë pozitiv me “Covid-19”. Tenistja, aktualisht 25-ta në botë ka konfirmuar lajmin e pozitivitetit. Më herët, deklaruan mungesën e tyre edhe italiani Mateo Berettini, finalisti i Uimbledonit, si dhe tenistja gjermane Anzhelik Kerber, ish-numri 1 në botë, të dy për arsye dëmtimi.
Të tjera mungesa të konfirmuara orët e fundit janë ato bjelloruses Viktoria Azarenka, kanadezes Bianka Andresku dhe australianit Nikk Kirgios. Të vetmit tenistë “big” që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë numrat 1 në botë për meshkuj e femra, janë serbi Novak Gjokoviç dhe australiania Eshli Barti.