“Ramazani”, Fetahu: Pastrimi i zemrave dhe forcim i besimit

“Ramazani”, Fetahu: Pastrimi i zemrave dhe forcim i besimit

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë duke bërë thirrje për tolerancë, mirëkuptim, solidaritet dhe respekt të ndërsjellë. Fetahu thotë se Ramazanin është periudhë reflektimi, afrimi me njëri-tjetrin dhe forcimi të vlerave.

“Le ta fillojmë këtë Ramazan me vendosmëri për ndryshim të vërtetë. Le ta përdorim këtë muaj për pajtim me Allahun përmes pendimit të sinqertë dhe për pajtim me njëri-tjetrin përmes faljes dhe mirëkuptimit. Le ta bëjmë sinqeritetin themel të çdo veprimi dhe përgjegjësinë kriter të çdo vendimi. Lusim Allahun e Madhëruar që ky Ramazan të jetë muaj pastrimi të zemrave, forcimi të besimit dhe ngritjeje morale për secilin prej nesh”, deklaroi Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button